Suksesi i Livia Med Dental

Livia Med është  një qendër e specializuar në kujdesin për shëndetin oral dhe estetikën e mjekësisë. Me një ekip të trajnuar në nivelin më të lartë, ne sigurojmë një përvojë të pazëvendësueshme për pacientët tanë. Duke përdorur teknologjinë më të fundit dhe materiale cilësore, ne garantojmë rezultate të shkëlqyera në kujdesin tuaj shëndetësor. Për të gjithë pacientët që kanë frikë nga dentisti, ndjeshmëri të madhe orale, apo janë  me aftësi të ndryshe, ofrojmë kryerjen e trajtimeve dentare nën sedacion intravenoz.

Implantologjia me sedacion intravenoz 

Frikë dhe stres ndaj implanteve dentare? Me sedacion intravenoz, dhimbja dhe frika juaj është 0. Ju relaksoheni, ne ju krijojmë buzëqeshjen perfekte.

Përshtypja e parë fillon me
buzëqeshjen.

Me një ekip të specializuar, të trajnuar, ne jemi të përkushtuar për të siguruar trajtimin më të mirë dhe të personalizuar për pacientët tanë. Me një angazhim të vazhdueshëm në përmirësimin e aftësive dhe njohurive tona, ne jemi gati për të përballuar sfidat më të mëdha të kujdesit dentar.

Pse
Sedacioni Intravenoz  për Trajtime Dentare?

Sedacioni Intravenoz ndihmon të ndiheni të qetë, të relaksuar gjatë procedurave dentare. Është një nivel mesatar qetësimi, kështu që ju jeni ende teknikisht zgjuar. Rekomandohet për pacientët që kanë:

  1. Ankth dentar.
  2. Frika nga vizita tek dentisti. Një refleks tepër i ndjeshëm i gojës.
  3. Frika nga gjilpërat (aichmophobia).
  4. Ndjeshmëri e jashtëzakonshme e dhëmbëve.
Sedacion Intravenoz

Frikë ndaj Dentistit?

Ofrojmë të gjitha trajtimet dentare nën sedacion intravenoz për të gjithë pacientët që kanë frikë ndaj dentistit, pacientët me autizëm, pacientë me sindromën Down, apo tetraplegjikë. Qëllimi i klinikës sonë është të ofrojë një mjekësi dentare miqësore dhe kujdesore, si dhe nivelin më të lartë të trajtimeve dentare të përgjithshme apo estetike.