Sedacioni Intravenoz            

Sedacion Intravenoz

Çfarë është & Kur Rekomandohet?

Sedacioni intravenoz në dentistri është një praktikë ku pacienti merr medikament të injektueshëm për të reduktuar ankthin dhe për të lehtësuar ndjeshmërinë ndaj dhimbjes gjatë trajtimit stomatologjik. Kjo metodë rekomandohet duke ofruar një zgjidhje të përshtatshme për pacientët që vuajnë nga odontofobia (frika e dentistit), ndjeshmëri e lartë orale, si dhe për pacientët me aftësi të kufizuara që e vështirësojnë trajtimin stomatologjik.

Procedura e sedacionit intravenoz përfshin administrimin e ilaçeve direkte në qarkullimin e gjakut të pacientit duke përdorur një intravenë (IV). Ky lloj sedacioni ofron një relaksim të thellë dhe një ndjenjë të përgjithshme të qetësisë për pacientin, duke e bërë të mundur për dentistin të kryejë trajtimin me më pak shqetësime dhe vështirësi.

Për shembull, një pacient që ka një shkallë të lartë të frikës ndaj dentistit mund të ndihet shumë më rehat dhe të ndjehet më pak i stresuar nën efektin e sedacionit intravenoz. Në të njëjtën kohë, kjo metodë lejon stomatologun të sigurojë një mjedis të përshtatshëm për të kryer procedurat e nevojshme stomatologjike në mënyrë efikase dhe me sukses.

Gjithashtu, për pacientët me ndjeshmëri të lartë orale, sedacioni intravenoz është një zgjidhje e preferuar, pasi e zvogëlon ndjeshmërinë dhe mundëson që ata të tolerojnë trajtimin pa shqetësime të panevojshme.

Implante All on 4- All on 6 me 
Sedacion Intravenoz

Nëse keni frikë ndaj procedurave dentare por dëshironi të transformoni buzëqeshjen tuaj me Implante All on 4- All on 6, zgjidhja perfekte është kryerja e procesit dentar me sedacion intravenoz, kjo pasi  sedacioni intravenoz bën të mundur që pacienti të ndjehet i qetë dhe i relaksuar.

Frika & Dhimbja është zero.

Çfarë Shërbimesh Dentare ofrojmë?

Krijo Buzëqeshjen perfete

pa frikë & dhimbje me Sedacion Intravenoz